image BIK-u merr vendim për kufomat e personave që vdesin nga koronavirusi: Do t’ju derdhet vetëm uji sipër

Kosovë

Dokument/ BIK-u merr vendim për kufomat e personave që vdesin nga koronavirusi: Do t’ju derdhet vetëm uji sipër

news image

Bashkësia Islame e Kosovës ka marr një vendim, lidhur me kufomat e personave të cilët vdesin si pasojë e infektimit me COVID-19.

BIK-u ka njoftuar se me rastin e vdekjes së personit si pasojë e infektimit me koronavirus, nëse kufoma përgatitet në morgun e QKUK-së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit.

“Në rastin e vdekjes së personit si pasojë e infektimit me koronavirus (konfirmuar nga IKSHPK-ja), nëse kufoma përgatitet, pastrohet dhe mbyllet hermetikisht në morgun e QKUK-së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit dhe xhenazja do të varroset pa u pastruar nga autoriteti fetar, ndërsa Namazi i xhenazes do t’i falet pas varrosjes, duke respektuar distancën e duhur sociale në raport Imam-Xhemat”, thuhet në vendim.

Sipas këtij vendimi, me rastin e vdekjes së personit për të cilin dyshohet se ka qenë i infektuar me koronavirus, “të vdekurit do t’i derdhet vetëm uji nga sipër, pa e prekur me duar trupin e tij”.

“Në rastin e vdekjes së personit për të cilin dyshojmë apo frikësohemi se mund të ketë qenë i infektuar me koronavirus, xhenazja do të pastrohet në atë mënyrë që të vdekurit do t’i derdhet vetëm uji sipër, pa e prekur me duar trupin e tij”, thuhet tutje në vendim.

Në rastet e tjera, BIK-u u bën thirrje imamëve dhe qytetarëve që t’i respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./Gazeta Sinjali/