image BIK-u merr vendim, obligon matjen e temperaturës në hyrje të çdo xhamie

Sociale

BIK-u merr vendim, obligon matjen e temperaturës në hyrje të çdo xhamie

news image

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë sot vendim që para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve, të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, apelohet nga të gjithë besimtarët që të bartin maskën, të mbajnë higjienën e pastër, të respektojnë distancën fizike, si dhe t’i pastrojnë duart sa më shpesh.

“Myftiu Tërnava, po ashtu ka apeluar që të vazhdohet me respektimin e masave anti COVID – 19 të parapara nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore. Mes të tjerash ka kërkuar nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienën e tyre, të pastrojnë duart, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e BIK-ut./Gazeta Sinjali/