image “Big Brother” vendos t’i ndëshkojë Donaldin dhe Ilirin, ky është dënimi

Bota e Yjeve

“Big Brother” vendos t’i ndëshkojë Donaldin dhe Ilirin, ky është dënimi

news image

Pas debatit të mbrëmshëm në mes Donaldit dhe Ilirit lidhur me provën javore dhe atmosferën e krijuar, “Vëllai i madh” ka vendosur të dënojë dyshen.

Në shtëpinë e famshme është lexuar dënimi dhe se dyshja duhet të luajnë me një top gjatë gjithë kohës, por që nuk duhet ta lënë topin të bie asnjëherë në tokë.

Nëse ata arrijnë ta realizojnë këtë dënim për dy orë, atëherë të gjithë banorët do të fitojnë një darkë me fruta deti, por nëse mund ta vazhdojnë deri në katër orë, atëherë të gjithë mund të pranojnë gatime nga familjarët e tyre, e nëse bëhet për 6 orë, atëherë kanë të drejtën të shprehin një dëshirë në dhomën e rrëfimit që “Vëllai i madh” të ua plotësoj./GazetaSinjali/