image “Big Ben” do të rikthehet, kambanat gati për mbrëmjen e ndërrimit të viteve

Botë

Londër/ “Big Ben” do të rikthehet, kambanat gati për mbrëmjen e ndërrimit të viteve

news image

Kulla e famshme 160-vjeçare, Big Ben, do të jehojë sërish, këtë herë mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Mesnatën e 31 dhjetorit, akrepat e orës do të rivihen në lëvizje, për të shënuar edhe nisjen e Vitit të Ri, pas përfundimit të restaurimit të saj.

Rikonstruksioni i Big Ben

Elizabeth Tower, siç u quajt zyrtarisht struktura për nder të 60-vjetorit të mbretërisë së Elisabeth II,  me 96 metrat e saj është një nga kullat më të famshme në botë, dhe simbol i shtetit britanik.

Kulla iu nënshtrua për muaj me radhë punimeve për rimëkëmbjen e saj. Që në mars, skeleti i saj u hoq për t’u pastruar dhe riparuar e për t’i kthyer “Big Benit” të famshëm, lavdinë dhe ngjyrat e dikurshme.

Big Ben është një nga simbolet e Londrës dhe të gjithë Britanisë së Bashkuar

Por punimet për restaurimin nisën që në vitin 2017 dhe prej asaj kohe, Big Beni ishte në qetësi ndërsa britanikët ishin mësuar të dëgjonin kambanat e saj, kur në vend lajmëroheshin lajme të rëndësishme. Parlamenti britanik bëri të ditur se përpara mbrëmjes së ndërrimit të viteve, do të kryhen disa testime.

Gjithsesi, edhe pse nga mesnata e 31 dhjetorit dhe 1 janarit, Big Ben do t’i rikthehet funksionimit normal, puna totale për restaurimin e saj do të përfundojë në 2021-shin pasi është pjesë e programit të restaurimit të të gjithë godinës së parlamentit në Londër, me vlerë 4 miliard paund apo 5.2 miliardë euro.