Gjashtë blerës në një qendër tregtare në lindje të Zvicrës janë lënduar, pasi që nga kulmi ranë dekorimet e Krishtlindjeve, ka njoftuar policia.
Ata gjithashtu theksuan se kanë rënë edhe disa drita dhe dekorime tjera, që zakonisht përdoren gjatë festave të fundvitit.
Incidenti ka ndodhur në një qytezë në kantonin Shvic, e siç raportojnë mediat lokale, i tërë objekti është evakuuar pas rënies së dritave dekoruese.
“Befasisht u dëgjua një krismë e madhe. Njerëzit ishin të shokuar”, tha një blerës për Blick Daily.
Mediat kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihen autoambulancat. Sipas policisë të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin më të afërt për tretman./GazetaSinjali/