Historiani dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, ka ironizuar me paralajmërimet e Komisionit Evropian për vendosje të masave ndaj Kosovës, që do të bllokojnë procesin integrues drejt Bashkimit Evropian.
Bieber ka shkruar sot se Komisioni Evropian duke parë se në Kosovë ka nivel të lartë të përkrahjes për anëtarësim në BE, ka vendosur që “është koha e duhur për t’i ulur shifrat”.
“Komisioni ka parë nivelet e larta të mbështetjes për integrim në BE në Kosovë dhe vendosi së është momenti i duhur për të ulur numrat poshtë”, ka shkruar Bieber.
Commission saw the high levels of support for EU accession in Kosovo and decided it's high time to push the numbers down. https://t.co/sWFXLi1HEo
— Florian Bieber 🇺🇦 (@fbieber) June 28, 2023