image Bie YouTube, miliona përdorues nuk mund të transmetojnë video në internet

Teknologji

Bie YouTube, miliona përdorues nuk mund të transmetojnë video në internet

news image

YouTube sot ka pasur probleme për mijëra përdorues në të gjithë botën, por nuk dihet se cili është burimi i ndërprerjes.

Monitori i pavarur i ndërprerjeve DownDetector tregon se çështja është globale duke shtuar se problemet u raportuan të hënën pasdite.

Sipas raporteve, problemet në YouTube përfshinin mundësinë për të luajtur video, për të ngarkuar dhe për t’u identifikuar.

Ndërkohë mijëra përdorues raportuan probleme me përdorimin e shërbimit të transmetimit të videos.

Një zëdhënës i YouTube tha: “Disa njerëz për pak kohë kanë hasur në gabime, ose një përvojë më të ngadaltë se normale në YouTube sot. Ne kemi punuar shpejt për të adresuar këtë çështje. Na vjen keq për çdo shqetësim që shkaktoi”, tha ai. /Gazeta Sinjali/