image Bie vlera e futbollistëve, kjo është renditja e re

Futboll

Futboll/ Bie vlera e futbollistëve, kjo është renditja e re

news image

Pandemia që ka kapluar gjithë globin ka ndikuar negativisht edhe në sportin më të bukur në botë, futbollin.

Kampionatet prej më shumë se 20 ditësh janë ndaluar, ndërsa ky virus ka ndikuar edhe tek çmimet e futbollistëve.

Kjo krizë që ka kapluar gjithë klubet e futbollit ka bërë që të bien edhe vlerat e futbollistëve në tregun e transferimeve.

Mediumi gjerman i specializuar për vlerën e futbollistëve, Transfermarkt ka përditësuar të dhënat e lojtarëve pas krizës që ka kapluar botën e futbollit.

Vlera e shumë futbollistëve ka rënë, ndërsa tani më i shtrenjti kushton Kylian Mbappe me çmimin prej 180 milionë euro.

Pozitën e dytë dhe të tretë e ndajnë braziliani Neymar dhe anglezi Raheem Sterling që vlerëson nga 128 milionë euro.

Ndërkohë me nga 120 milionë euro vlerësohen katër yjet e Ligës Premier, Mohamed Salah, Sadio Mane, Kevin de Bruyne dhe Harry Kane.

Talenti i madh anglez Jadon Sancho zë pozitën e tetë në tabelë me 117 milionë euro vlerë, ndërsa si asnjëherë më parë në vitet e fundit, Lionel Messi ndodhet në pozitën e nëntë me vlerë prej vetëm 112 milionë euro.

Lista e lojtarëve më të shtrenjtë në botë mbyllet me mbrojtësin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold që ka vlerë prej 99 milionë euro.

Sipas Transfermarkt, ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo zë pozitën e 46 më i shtrenjtë në botë me vlerën që i është rënë në 60 milionë euro.