image Arrestohet personi që e goditi me telefon në fytyrë Bebe Rexhën

Bota e Yjeve

Arrestohet personi që e goditi me telefon në fytyrë Bebe Rexhën

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha të dielën ka mbajtur një koncert në New York.

Teksa po performonte në skenën e mbushur, një nga fansat në turmë e goditi me telefon në fytyrë.

Kjo siç shihet ndodhi në momentin kur ylli i famshëm po bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Pas kësaj tronditje, këngëtarja e nominuar për “Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.

Në bazë të postimeve në Twitter thuhet se e ëma e artistes deklaroi që ajo bëri tri qepje pas asaj që ndodhi.

Së fundmi, janë publikuar video teksa është zbuluar personi që e bëri gjestin ndaj këngëtares shqiptare.

Në pamje shihen se si sigurimi e nxorën nga publiku duke mos u ditur më shumë se çfarë ka ndodhur tutje.

/GazetaSinjali/