Një djalë 2 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një incidenti në një dyqan Krishtlindjesh në Luksemburg mbrëmjen e djeshme.
Brenda ambjenteve të marketit, një skulpturë prej akulli u shkëput duke i rënë sipër djaloshit të vogël.
Sipas medieve lokale, ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga raportimet e autoriteteve nuk bëhet me dije ende se si skulptura u shkëput.
Një prej pistave që ato po ndjekin është dhe ajo e vrasjes me dashje./Gazeta Sinjali/