image Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19, ShSKUK tregon se sa të infektuar po trajtohen në QKUK dhe spitale - Sinjali

Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19, ShSKUK tregon se sa të infektuar po trajtohen në QKUK dhe spitale

news image

Shërbimi Spitalore Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se po vazhdon të bie numri i pacientëve, të cilët janë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Sinjali.

Aktualisht në klinikat COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, 846 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, 818 me oksigjeno – terapi dhe 56 në kujdes intensiv, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raporti i ShSKUK-së:

Klinika Infektive, 95 pacientë.

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë.

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë.

Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë.

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë.

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë.

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë.

Spitali i Prizrenit, 131 pacientë.

Spitali i Gjakovës, 73 pacientë.

Spitali i Pejës, 169 pacientë.

Spitali i Gjilanit, 85 pacientë.

Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë.

Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë.

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin