image Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, shënohen dy raste të vdekjes - Sinjali

Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, shënohen dy raste të vdekjes

news image

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtij njoftimi, për 24 orë janë regjistruar 787 raste të reja me koronavirus, ndërsa dy persona kanë vdekur.

Sipas MSh-së, brenda kësaj periudhe janë vaksinuar 1 mijë e 754 persona për mbrojtje ndaj COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 20 mijë e 995 raste aktive.

Mund të jetë një imazh i teksti

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin