image Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri, shënohen 14 viktima

Shqipëri

Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri, shënohen 14 viktima

news image

Shifrat e të prekurve me koronavirus në Shqipëri janë ulur gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë infektuar 461 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, numri i të vdekurve është rritur në krahasim me ditën e djeshme, pasi kanë vdekur 14 pacientë.

Po ashtu, janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,121 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm, ku në 4 spitalet COVID atje po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

/Gazeta Sinjali/