image Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Gjilan

Shëndetësi

Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Gjilan

news image

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e Komitetit të emergjencave për parandalimin e  virusit COVID-19, tha se në vlerësimin e gjendjes në 24 orët e fundit, është konstatuar një rënie e madhe e rasteve pozitive.

Ismajli ka thënë se nga 170 mostra të testuara vetëm 3 raste kanë rezultuar pozitive.

“Gjendja në aspektin e menaxhimit dhe të parandalimit të COVID-19, është në nivelin më të mirë të mundshëm në Gjilan, falë edhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të institucioneve të shëndetësisë, Policisë së Kosovës, emergjencave civile, bashkësive fetare dhe qytetarëve pa dallim. Gjendja që sot kemi prej numrit kaq të madh të mostrave na jep lajm të mirë, por nuk do të thotë se mund t’i neglizhojmë masat mbrojtëse”, ka thënë Ismajli.

Deri tani në këtë komunë ka gjithsej 936 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 777 pacientë, 41 kanë humbur jetën, ndërsa 119 persona janë ende aktivë me koronavirus.

Prej tyre 23 të hospitalizuar dhe janë gjendje stabile shëndetësore. /Gazeta Sinjali/