image Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Në bazë të të dhënave të fundit të IKSHPK-së, në Kosovë janë vetëm 238 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri më sot, nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave është 2.250, numri përgjithshëm i të shëruarve 105.107, ndërsa janë regjistruar 107.595 raste pozitive.

Derisa vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur, MSH dje njoftoi se në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Kurse 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

/GazetaSinjali/