image Bie numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitale rajonale - Sinjali

Bie numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitale rajonale

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur më shumë lirime se pranime të pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitale të përgjithshme, raporton Gazeta Sinjali.

Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve kurse 40 të tjerë janë liruar nga ana e mjekëve, përderisa në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve, njofton ShSKUK.

Siç bëhet e ditur përmes këtij njoftimi, në të gjithë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar, trajtim mjekësor po marrin 1 mijë e 02 pacientë prej tyre 887 me COVID-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Postimi i plotë i ShSKUK-së:

ShSKUK: Më shumë lirime, se pranime të pacientëve me COVID-19

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit ka pasur më shumë lirime të pacientëve, krahasuar me numrin e pranimeve.

Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1002 pacientë, prej tyre 887 me Covid-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika Infektive, 99 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 64 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 28 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 131 pacientë

Spitali i Gjakovës, 76 pacientë

Spitali i Pejës, 192 pacientë

Spitali i Gjilanit, 90 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 23 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 55 pacientë

Spitali i Ferizajt, 67 pacientë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin