Gjithsej 861 pacientë janë të shtrirë në spitalet rajonale dhe në QKUK, gjersa 584 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Kemi të bëjmë me një ulje të rasteve të pacientëve të hospitalizuar pasi para disa ditësh numri i pacientëve ishte gati 1 mijë.
Prej këtyre pacientëve të hospitalizuar, 8 janë në respiratorë, 30 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 589 me oksigjen.
Kurse, sipas një raporti nga SHSKUK, vetëm në QKUK janë të shtrirë 320 pacientë, nga të cilët 262 pozitivë me COVID-19, 23 të konfirmuar negativë me këtë virus dhe 35 të pakonfirmuar.
Ndërsa, 8 nga pacientët janë në respirator, 10 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 220 me oksigjen.
Po ashtu, në spitalet rajonale janë të hospitalizuar 541 pacientë, nga të cilët 322 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 131 të konfirmuar negativë dhe 87 të pakonfirmuar.
Tutje, 20 pacientë janë në ventilim mekanik joinvaziv dhe 369 me oksigjen.
Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 142 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 75, në Spitalin e Pejës 141, në Spitalin e Gjilanit 76, në Spitalin e Vushtrrisë 14, në Spitalin e Mitrovicës 30 dhe në Spitalin e Ferizajt 63 pacientë.