image Bie niveli i ujit në Batllavë e Badovc, Ujësjellësi bën apel të mos shpenzoni shumë ujë

Kosovë

Njoftim/ Bie niveli i ujit në Batllavë e Badovc, Ujësjellësi bën apel të mos shpenzoni shumë ujë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, duke kërkuar që uji i pijshëm të shpenzohet në mënyrë racionale, ka njoftuar edhe për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci.

Sipas kompanisë, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 627.64 m mbi nivelin e detit ose 8.36 m nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 m mbi nivelin e detit ose 10.05 m nën nivelin maksimal.

“Uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale. Uji dhe mjedisi i pastër, jeta e shëndoshë. Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastër, kushton. Integrimi gjinor / përfshirja e gruas e domosdoshme për vlerësimin e çdo veprimi të planifikuar në të gjitha çështjet e ujit. Furnizimi me ujë është më shumë se vetëm ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit”, thuhet në njoftim.