Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person të kërkuar nga Interpoli, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë është Enea Mançe, shtetas i Shqipërisë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mançe, 28-vjeçar u kap nga Policia në një autobus qe u ndalua për kontroll, në fshatin Sllatinë e Madhe, në Fushë Kosovë.
Pas verifikimit të të njëjtit, rezultoi se është person i kërkuar, çka bëri që Njësia e Kontrollit të kërkonte asistencë për shoqërimin e të dyshuarit në stacion policor.