Policia e Kosovës pas mesnatës ka ndaluar një person në një pikë kontrolli në fshatin Budisalc të Klinës. Zyrtarët policorë e ndaluan të dyshuarin për kontroll, por u doli se i njëjti ka urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u prangos në Klinë është kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, si i dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Sipas të njëjtave burime, pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat e tjera.
Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Kushdo që pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.”
Ndërsa “Kryesi që kryen veprën për herë të parë dhe i cili posedon më pak se tre (3) gramë të substancave narkotike apo substancave psikotropike ose analoge dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.