Rastet e tentim vrasjeve në Kosovë çdo ditë e më shumë po rriten, kështu duke krijuar një ambient të pasigurt për qytetarët. Ndërsa kryesit e veprave në të shumtën e rasteve qëndrojnë në arrati.
Një rast i tillë ka ngjarë në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë ku më 4 tetor kishte ndodhur një vrasje në tentativë. E tri javë pas ngjarjes, më 28 tetor Policia ka arritur ta kap të dyshuarin Arton Halili.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se me urdhër të gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kontrolluar vendbanimi i të dyshuarit. Pas marrjes së informatave nga i dyshuari, Policia ka arritur ta lokalizoj dhe sekuestroj edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Sipas informacioneve të para, arma ishte fshehur në fshatin Bardhosh në një shtëpi të pa banuar e cila është sekuestruar nga Forenzika Rajonale.
Pas përfundimit të intervistimit me të dyshuarin është konsultuar Prokurori kujdestar, i cili ka ri kualifikuar veprën penale nga “Vrasje në tentativë” në “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Mbajtje ne pronësi, kontrolli ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.