image Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me numrin e të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Nga gjithsej 484 testime, 37 prej tyre kanë rezultuar raste pozitive. Ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën në betejën me virusin.

Numri i të vdekurve deri tani ka arritur numrin 623, ndërsa të infektuar që nga fillimi i pandemisë janë gjithsej 15 mijë e 127 qytetarë, prej të cilëve 12 mijë e 486 janë shëruar. Rastet aktive janë 2 mijë e 18. /GazetaSinjali/