image Bie morali te rusët: Ushtarët e Putinit qëlluan shokët e tyre - VIDEO

Botë

Bie morali te rusët: Ushtarët e Putinit qëlluan shokët e tyre – VIDEO

news image

Morali bie në mesin e trupave ruse. Ushtarët e Putinit qëlluan shokët që refuzuan të hapnin zjarr mbi civilët dhe ka kaq shumë që po dezertojnë.

Një ushtar rus i kapur tha se ai u qëllua për të ndihmuar civilët në Kharkiv, një tjetër rob lufte në një video pretendon se dezertorët rusë kërcënohen me burg. Videot e publikuan nga Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës, shkruan DailyMail.

Një ushtar rus i kapur ka përshkruar se si u qëllua ndaj tij dhe u vra shoku i tij pasi trupat e tjerë hapën zjarr ndaj tyre kur ata u përpoqën të mbronin civilët ukrainas.

Në video ai përshkroi se si ai dhe një toger u përpoqën të shpëtonin një grua rreth të 20-tave dhe nënën e saj, pasi ushtarëve rusë iu dhanë urdhër të qëllonin mbi civilët më 24 shkurt në Kharkiv.

Në klip, ushtari i kapur pohoi se ai u qëllua në këmbë dhe togeri u vra, kur trupat e tjera kuptuan se dyshja nuk po qëllonin mbi civilët.

Në video ushtari përshkruan se si njerëzit filluan të fshiheshin kur trupat ruse hapën zjarr.

Pastaj forcat tuaja (ukrainase) filluan të qëllojnë në tonat. Dhe më pas, ndërsa tanët po qëlloheshin, unë dhe togeri im po ndihmonim civilët“, thotë ai.

Ai tha se të dy burrat “vendosën për të shpëtuar civilët, civilët ukrainas“.

Duke folur për dy femrat që u ndihmuan, ushtari tha: “Togeri vrapoi drejt tyre, filloi t’i nxirrte nga makina, duke bërtitur “ejani këtu“.

Për rreth 20 minuta më vunë re që po shpëtonim civilë dhe u dha urdhër që të qëllonin në mua, togerin dhe civilët. Togeri u vra, pastaj filluan të qëllonin mbi nënën. Edhe ajo vdiq me të“, vijoi ai.

/GazetaSinjali/