image Bie fluksi i hyrje-daljeve në Kosovë, kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare

Sociale

Bie fluksi i hyrje-daljeve në Kosovë, kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare

news image

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit që pasqyrojnë gjendjen në pikat kufitare në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Bazuar në këto të dhëna, gjendja në të gjitha vendkalimet duket të jetë e qetë dhe vërehet një rënie drastike e fluksit të automjeteve në kufi.

Pika më e ngarkuar kufitare është Dheu i Bardhë. Për të hyrë në territorin e Kosovës nga kjo pikë, qytetarët po presin deri në 10 minuta, ndërsa për të dalë deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera pritja maksimale është deri në 10 minuta, ndërsa në shumicën prej tyre vetëm pesë minuta./Gazeta Sinjali/