image Bidenit i kërkohet të negociojë drejtpërdrejt me Rusinë

Botë

Bidenit i kërkohet të negociojë drejtpërdrejt me Rusinë

news image

Disa anëtarë liberalë të Dhomës së Përfaqësuesve janë duke i bërë thirrje presidentit Joe Biden të ndryshojë strategjinë e tij për Ukrainën dhe të ndjekë diplomacinë e drejtpërdrejtë me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit disamujor.

Sipas CNN, në një letër dërguar Bidenit të hënën, grupi prej 30 demokratësh ka vlerësuar përpjekjet e Bidenit për të mbështetur Ukrainën duke shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së në terren. Megjithatë, ata kanë sugjeruar për një përpjekje më të fuqishme për t’i dhënë fund luftës përmes diplomacisë, duke thënë se është e nevojshme të parandalohet një konflikt i gjatë dhe i ngadaltë.

“Duke pasur parasysh shkatërrimin e krijuar nga kjo luftë për Ukrainën dhe botën, si dhe rrezikun e përshkallëzimit katastrofik, ne gjithashtu besojmë se është në interes të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe botës që të shmanget një konflikt i zgjatur,” ka thënë grupi, i udhëhequr nga kryetarja e Grupit Progresiv të Kongresit, Pramila Jayapal.

/GazetaSinjali/