image Bideni nënshkruan paketën stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh

Botë

Bideni nënshkruan paketën stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh

news image

Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten në ligj paketën stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh, duke përkujtuar një vjetorin e vendosjes së masave të ndalim qarkullimit në Shtetet e Bashkuara mbi pandeminë e koronavirusit, me një masë që synon të lehtësojë amerikanët e të forcojë ekonominë.

Paketa mori të mërkurën miratimin përfundimtar të Kongresit, duke i dhënë presidentit demokrat një fitore të madhe në këto muaj të parë të mandatit të tij.

“Ky ligj historik ka të bëjë me rindërtimin e shtyllës kurrizore të këtij vendi”, tha Biden para nënshkrimit.

Biden e nënshkroi ligjin përpara një fjalimi të enjten në mbrëmje që përkon me përvjetorin e vendosjes së masave bllokuese në vend lidhur me pandeminë. Ai pritet të nxisë amerikanët të rrisin vigjilencën e të ofrojë shpresë, ndërsa numri i personave të vaksinuar në të gjithë vendin po rritet./GazetaSinjali/