image Bideni i zhgënjyer me tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit

Botë

Bideni i zhgënjyer me tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se është i “zhgënjyer thellë” me vendimin e Turqisë, për tërheqje nga pakti kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

“Vendet duhet të punojnë për të rinovuar dhe forcuar angazhimet e tyre për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, duke mos hedhur poshtë traktatet ndërkombëtare të hartuara për të mbrojtur gratë dhe për t’i mbajtur abuzuesit përgjegjës. Ky është një hap mbrapa dhe zhgënjyes për lëvizjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave në botë”, ka thënë Biden, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Konventa e Stambollit e vitit 2011, e nënshkruar nga 45 vende dhe Bashkimi Evropian, kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që ndjek penalisht dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.

Konservatorët në Turqi kishin deklaruar se ky dokument dëmton unitetin e familjes, inkurajon divorcin dhe se referencat e saj për barazinë po përdoren nga komuniteti LGBT (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët) për t’u pranuar më gjerë në shoqëri./GazetaSinjali/