image Bideni anulon fondet për murin SHBA-Meksikë

Botë

Bideni anulon fondet për murin SHBA-Meksikë

news image

Presidenti Joe Biden anuloi fondet për ndërtimin e murit në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës, në buxhetin e zhvilluar për vitin 2022, përfshirë ato të miratuara tashmë nga administrata e Donald Trump për ndërtimin e veprës dhe ende të papërdorura.

Objektivi i konfirmuar nga administrata e Biden është të luftojë shkaqet e emigracionit në rrënjët e tij dhe jo ta dekurajojë atë përmes masave shtypëse. Kësisoj, presidenti amerikan ka kërkuar 1,2 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit.

Në përgjithësi, lëvizja e propozuar parashikon një shpenzim prej mbi 1 500 miliardë dollarësh.

Një pjesë e mirë e tyre, 770 miliardë dollarë, kërkohen për shpenzime që nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen, të tilla si shëndetësia, arsimi, lufta kundër ndryshimeve klimatike, lufta kundër varfërisë./Gazeta Sinjali/