image Biden vjen me një propozim për ndryshimet e klimës, kërkon të shpenzohen 2 trilion dollarë

Botë

Biden vjen me një propozim për ndryshimet e klimës, kërkon të shpenzohen 2 trilion dollarë

news image

Kandidati demokrat për president Joe Biden, ka ardhur me një propozim për ndryshimet e klimës, ai kërkon që të shpenzohen 2 trilion dollarë për ta ulur në zero emetimin e karbonit deri në mes të dekadës së ardhshme.

Biden, i cili pritet të marrë emërimin e partisë demokrate, tha se projekti i tij për klimën i shpallur të martën do të ishte gjithashtu një plan për krijimin e vendeve të punës, i përqendruar te rinovimi i infrastrukturës së vendit përmes ndërtesave me efikasitet të lartë energjitik dhe makinave elektrike.

“Nuk ka sfidë më të rëndësishme me të cilën duhet të përballemi gjatë dekadës së ardhshme sesa kriza klimatike. Nëse nuk kontrollohet, ajo është një kërcënim ekzistencial për shëndetin e planetit dhe mbijetesën tonë,” tha Biden.

Plani i tij përfshin stimuj për industrinë amerikane të makinave për të ndërtuar automjete me energji elektrike që janë më të pastra sesa ato me benzinë.

Fushata e zotit Biden tha të martën se plani i tij për të luftuar ndryshimin e klimës është pjesë e asaj që ai e quan paketë e tij e përgjithshme për të rigjallëruar ekonominë e vendit, e cila po vuan pasojat e koronavirusit.

Zyrtarët e fushatës thonë se zoti Biden ka premtuar të rrisë taksat ndaj korporatave dhe të eliminojë uljet e taksave për amerikanët e pasur të ndërmarra nga Presidenti Trump./ Gazeta Sinjali/