Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij ‘vrastare’, pavarësisht nga kostoja.
Por ai thotë se Ukraina “nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin”.
Biden thotë se vendimi për të ndaluar importet e naftës ruse është marrë në konsultim të ngushtë me aleatët.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti thotë se pret që çmimet e gazit të rriten pas lëvizjes, por u kërkon firmave të naftës që të mos përfshihen në rritje “të tepërta” të çmimeve.
“Do të ketë kosto edhe këtu në Shtetet e Bashkuara,” thotë ai, por thotë se ky është çmimi që duhet paguar për “mbrojtjen e lirisë”.