image Biden: Trump duhet të hetohet

Botë

Biden: Trump duhet të hetohet

news image

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuar të Amerikë, Joe Biden, ka thënë se hetimet për paraardhësin e tij, Donald Trump, duhet të kryhen, transmeton Gazeta Sinjali.

Në Senat nevojiten dy të tretat e votave që ish-presidenti Trump të dënohet.

Ndonëse Demokratët e kanë siguruar shumicën e thjeshtë, ata nuk i kanë dy të tretat në Dhomën e Lartë dhe për dënimin e Trumpit nevojiten edhe 17 vota të Republikanëve.

Më herët gjatë këtij muaji, Dhoma e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, i miratoi hetimet kundër Trumpit, duke e akuzuar atë për nxitje të kryengritjes në Capitol

Senati ka ndryshuar prej kohës kur isha aty, por nuk ka ndryshuar aq shumë”, tha shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë për televizionin CNN.

Bideni gjatë kësaj interviste gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara së shpejti mund t’i vaksinojnë nga 1.5 milionë njerëz në ditë kundër koronavirusit.

/GazetaSinjali/