image Biden thotë se Trump ia la një letër "shumë bujare"

Botë

Biden thotë se Trump ia la një letër “shumë bujare”

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se paraardhësi i tij, Donald Trump, i la atij një “letër shumë bujare” përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Biden tha se ai nuk do ta zbulojë përmbajtjen e letrës për të respektuar ish-presidentin Donald Trump.

“Presidenti shkroi një letër shumë bujare”, tha Biden, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

“Për shkak se ishte private, unë nuk do të flas në lidhje me letrën, derisa të flas me të”, tha Biden./Gazeta Sinjali/