Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), këtë javë ndaj objektivave të lidhura me Iranin në Siri u kryen për të mbrojtur personelin amerikan, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Biden tutje tha se këto sulme u kryen edhe për të ndërprerë një seri sulmesh kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj.
Ai i bëri këto komente gjatë ditës së enjte, në një letër që i ka dërguar udhëheqëses që Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nanacy Pelosi.
Në letër, thuhet se Biden ka urdhëruar sulmet “për shkak të përgjegjësisë që të mbrojë shtetasit e SHBA-së në shtëpi dhe jashtë saj”.