Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Joe Biden është takuar të martën me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba, për të riafirmuar “angazhimin e ShBA ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
Biden e informoi Kuleban mbi përgjigjen e ShBA-së ndaj vendimit të Rusisë për të “njohur “pavarësinë e supozuar” të rajoneve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut të kontrolluara nga rebelët, thotë Shtëpia e Bardhë.
Kjo përfshinte sanksione të reja të shpallura sot, dhe një zotim për të vazhduar ndihmën e sigurisë dhe mbështetjen ekonomike për Ukrainën, tha ai.
“Presidenti Biden përsëriti gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët, për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe vendosmëri çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës.“