image Biden shfuqizon një urdhër të Trumpit

Botë

Biden shfuqizon një urdhër të Trumpit

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e ka shfuqizuar urdhrin e republikanit, Donald Trump për ndalimin e amerikanëve transgjinorë në ushtri, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky ndalimi u bë nga Trump gjatë vitit të tij të parë sa ishte në detyrë.

“Anëtarët e shërbimit transgjinor nuk do t’i nënshtrohen më mundësisë së shkarkimit ose ndarjes në bazë të identitetit gjinor”, thotë njoftimi nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes të analizuar nga Palm Center, një grup jo-fitimprurës, kishte 8 mijë 980 trupa aktive transgjinore në detyrë në 2019.

“Presidenti Biden beson se identiteti gjinor nuk duhet të jetë pengesë për shërbimin ushtarak dhe se forca e Amerikës gjendet në shumëllojshmërinë e saj”, shtoi deklarata e Shtëpisë së Bardhë.

Kjo vjen pasi Sekretari i ri i Mbrojtjes, Lloyd Austin, një gjeneral në pension i ushtrisë, foli për nevojën e heqjes së ndalimit gjatë seancës së tij të konfirmimit në Senat javën e kaluar.

“Nëse jeni i aftë dhe jeni i kualifikuar për të shërbyer dhe mund të ruani standardet, duhet të lejoheni të shërbeni”, tha ai.

Ish-presidenti Trump njoftoi në Twitter në vitin 2017 se vendi nuk do të “pranonte ose lejonte” transgjinorët amerikanë të shërbenin në ushtri, duke përmendur “kosto të jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarje”.

Ndalimi hyri në fuqi në prill të 2019, por personeli trans që shërbente u lejua të vazhdonte, por rekrutët e rinj u bllokuan.

/Gazeta Sinjali/