image Biden: Putin mendoi se mund ta ndajë NATO-n

Botë

Biden: Putin mendoi se mund ta ndajë NATO-n

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, është befasuar kur ka zbuluar se ai nuk ka mundur të ndajë aleatët e NATO-s në qëndrimin e tyre për pushtimin e tij në Ukrainë.

Biden e tha këtë deklaratë gjatë vizitës në kryeqytetin polak, Varshavë, ku është takuar me ministrat e qeverisë ukrainase, si dhe me presidentin e Polonisë Andrzej Duda.

“Jam i sigurt që Vladimir Putin kishte llogaritur se do të ishte në gjendje të ndajë NATO-n, krahun lindor nga perëndimi, se do të mund të ndante kombet bazuar në të kaluarën e tyre”, tha Biden.

“Por ai nuk ka mundur ta bëjë këtë – ne kemi qëndruar të gjithë së bashku. Unë mendoj se është kaq e rëndësishme që ne, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara, të vazhdojmë kështu”.

Biden thotë se historia e ka mësuar ShBA-në se s’duhet të qëndrojë mënjanë kur ka konflikt në Evropë, shkruan BBC.

“Ne kemi mësuar nga përvoja e trishtuar në dy luftëra botërore, kur kemi qëndruar anash dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin në Evropë, ajo na ndjek gjithmonë në Shtetet e Bashkuara”.

Biden tha se në të gjitha pozitat që ka mbajtur në ShBA, gjithmonë e ka theksuar se sa i rëndësishëm është stabiliteti në Evropë dhe jo vetëm për ShBA-në.

/GazetaSinjali/