image Biden: Pushtimi rus në Ukrainë do të vijojë të rëndojë në ekonominë botërore

Botë

Biden: Pushtimi rus në Ukrainë do të vijojë të rëndojë në ekonominë botërore

news image

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se “pushtimi rus i Ukrainës do të vazhdojë të rëndojë në ekonominë botërore”.

“E dimë që familjet po përballen me çmimet e rritura. Vladimir Putin është arsyeja madhore e inflacionit. Pushtimi i Ukrainës ka rritur çmimin e gazit dhe të ushqimit në të gjithë botën”, tha Biden.

Presidenti amerikan shtoi se po mundohet që të bëjë maksimumin për të ulur çmimet, duke u koordinuar me aleatët e SHBA-së, raporton a2cnn.

“Jemi në një situatë ku lufta në Ukrainë do të vijojë të rëndojë mbi ekonominë botërore. Shumë njerëz po vuajnë, pasi për ta ndryshimi i çmimit të vezëve apo karburantit nuk është gjë e vogël”, theksoi Biden.

/GazetaSinjali/