Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet të zhvillojë sot një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodomyr Zelensky, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo bisedë raportohet se vjen pas njoftimit të një paketë prej 3 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake për Ukrainën, shkruan The Guardian.
John Kirby, koordinatori i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha se SHBA-ja do të vazhdojë “të grumbullojë botën e lirë” dhe “të galvanizojë aleatët dhe partnerët” për të mbështetur Ukrainën ndërsa lufta Rusi-Ukrainë ka shënuar 6 muaj.
Ai tha se telefonata midis Biden dhe Zelensky do të rikonfirmonte këto angazhime dhe gjithashtu do t’i siguronte presidentit ukrainas një përditësim mbi dërgesat e armëve amerikane.