Sipas rezultateve të fundit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidati demokrat, Joe Biden e ka përmbysur epërsinë ndaj Trumpit në Georgia dhe tashmë e ka kaluar këtë të fundit.
Fox News tregon se Joe Biden në Georgia tani ka 2.449.371 vota, ndërsa rivali i tij, Donald Trump, ka 2.448.454 apo 917 vota më pak.
Ndërkohë, Georgia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe fitorja eventuale e Bidenit në këtë shtet do të ia siguronte fitoren në zgjedhje, të cilën edhe ashtu e ka afër, bazuar edhe në epërsinë momentale që e ka në Nevada.
Kurse, në Nevada, Joe Biden është në epërsi ndaj Trumpit, por vetëm me rreth 12 mijë vota, që nuk ia garanton fitoren ende. Sidoqoftë, kjo epërsi është më e lartë se një ditë më parë, kur dallimi mes tyre në këtë shtet ishte më pak se 8 mijë vota. /Gazeta Sinjali/