image Biden përgatitet që t'iu japë nënshtetësinë 11 milionë emigrantëve që jetojnë në SHBA

Botë

Biden përgatitet që t’iu japë nënshtetësinë 11 milionë emigrantëve që jetojnë në SHBA

news image

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, po përgatitet që t’iu sigurojë një rrugë drejt shtetësisë amerikane për 11 milionë emigrantë që janë pa dokumente, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Legjislacioni do t’iu siguronte nënshtetësinë amerikane 11 milionë emigrantëve përfshirë ata që janë me Status të Mbrojtur të Përkohshëm, punëtorëve emigrant të fermave dhe njerëzve pa dokumente të ardhur në SHBA si fëmijë.

Biden u shpreh të martën se ai dëshiron të sigurojë një rrugë drejt shtetësisë për emigrantët pa dokumente që jetojnë në SHBA.

“Po, ka një gamë të gjerë të gjërave që kanë të bëjnë me imigracionin”, tha Biden për CNN.

Mbrojtësit e imigrantëve kanë theksuar nevojën për reformën legjislative pas viteve të vazhdimeve të ndryshueshme të politikave dhe veprimeve ekzekutive që kanë lënë miliona jetë në harresë.

Përpjekja e rrugëve të ndryshme për ta miratuar atë reformë është një domosdoshmëri, argumentojnë ata.

“Ne duam të jemi pragmatikë dhe t’i bëjmë gjërat shpejt,” tha Kerri Talbot, nëndrejtor i Qendrës së Imigracionit./Gazeta Sinjali/