image Biden për protestat e dhunshme në SHBA: Ajo që po shohim është një numër i vogël ekstremistësh

Botë

Biden për protestat e dhunshme në SHBA: Ajo që po shohim është një numër i vogël ekstremistësh

news image

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar pas protestave të dhunshme të mbështetësve të Donald Trump në Washington para ndërtesës së Senatit, shkruan Gazeta Sinjali.

Biden tha se ajo çfarë po shihet është një grup i vogël ekstremistësh, të cilët thotë se janë të përkushtuar ndaj paligjshmërisë.

“Më lejoni të jem shumë i qartë: skenat e kaosit në Kapitol nuk përfaqësojnë ata që jemi. Ajo që po shohim është një numër i vogël ekstremistësh të përkushtuar ndaj paligjshmërisë. Kjo nuk është mospajtim, është çrregullim. Kufizohet me kryengritjen dhe duhet të marrë fund. Tani”, ka shkruar Biden në Facebook.

Deri më tani, autoritetet amerikane kanë njoftuar se janë plagosur dhjetëra policë./Gazeta Sinjali/