image Biden për herë të parë i përshkruan veprimet ruse në Ukrainë si gjenocid - Sinjali

Biden për herë të parë i përshkruan veprimet ruse në Ukrainë si gjenocid

news image

Presidenti amerikan ka shkuar një hap më tej në retorikën e tij, duke iu referuar veprimet e Rusisë si “gjenocid” për herë të parë.

Biden këtë koment e bëri gjatë një fjalimi në Iowa për luftimin e inflacionit të lartë, shkruan Skynews.

“Buxheti juaj familjar, aftësia juaj për të mbushur rezervuarin tuaj, asnjëra prej tyre nuk duhet të varet nga fakti nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid gjysmë bote larg”, tha ai.

Presidenti amerikan kishte refuzuar më parë të përdorte fjalën “gjenocid” për të përshkruar veprimet e Rusisë.

I pyetur javën e kaluar nëse ai mendonte se masakra e dukshme e civilëve në Bucha ishte gjenocid, ai tha: “Jo, mendoj se është një krim lufte”.

Biden e ka përshkruar më parë Vladimir Putinin e Rusisë si një “kriminel lufte”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin