image Biden nuk zmbrapset: E quajta gjenocid, sepse Putini po përpiqet të fshijë idenë për të ekzistuar ukrainasit - Sinjali

Biden nuk zmbrapset: E quajta gjenocid, sepse Putini po përpiqet të fshijë idenë për të ekzistuar ukrainasit

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë për herë të parë se “diktatori” Vladimir Putin po kryen gjenocid në Ukrainë.

Duke folur për nevojat e brendshme të energjisë në një fabrikë etanoli në Iowa, Biden tha “buxheti juaj familjar, aftësia juaj për të mbushur rezervuarin tuaj – asnjëra prej tyre nuk duhet të varet nga fakti nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid gjysmë bote larg”.

Duke folur me gazetarët në Iowa, ndërsa përgatitej të hipte në Air Force One, Biden qëndroi në komentet e tij.

“Po, e quajta gjenocid. Është bërë gjithnjë e më e qartë se Putini thjesht po përpiqet të fshijë idenë e të qenit – të aftë për të qenë ukrainas,” tha Biden.

“Sa më shumë prova po dalin nga – fjalë për fjalë, gjërat e tmerrshme që kanë bërë rusët në Ukrainë.”

“Dhe ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet apo jo, por sigurisht që kështu më duket mua.”

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin