Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dalë para publikut për herë të parë që nga numërimi i votave, transmeton Gazeta Sinjali.
“Pavarësisht pandemisë, mbi 150 milionë amerikan kanë votuar në këto zgjedhje, numër ky më i lartë se viteve të kaluara”, u shpreh ai.
Po ashtu, Biden nuk e ka shpallur fitoren por është shprehur i bindur se kur do të përfundojë votimi, ai do të jetë fitues.
“Ne nuk do të deklarojmë fitoren tani për tani, por besojmë se kur do t’i numërojmë të gjitha votat, ne do të fitojmë”, tha Biden. /Gazeta Sinjali/