Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nënshkruar vendim të ri për të ndryshuar numrin e refugjatëve që do të hyjnë në Amerikë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Biden kishte premtuar se do të lejonte 65 mijë e 500 refugjatë të hyjnë në SHBA, kurse në vendimin e ri lejohen vetëm 15 mijë persona.
Shtëpia e Bardhë në një deklaratë ka thënë se muajin e ardhshëm Biden do ta rrisë shifrën e vendimit.
Shifrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se rreth 80 milionë refugjatë kërkojnë strehim në shumë shtete të ndryshme të botës./Gazeta Sinjali/