image Biden nënshkruan aktin e huadhënies për Ukrainën - Sinjali

Biden nënshkruan aktin e huadhënies për Ukrainën

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden nënshkroi një projekt-ligj që synon të përmirësojë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën dhe aleatët e tjerë të Evropës Lindore.

Akti i huadhënies për mbrojtjen e demokracisë së Ukrainës do të lehtësojë kërkesat për huadhënien ose dhënien me qira të armëve dhe materialeve të tjera amerikane.

Masa evokon Aktin e Huadhënies së Luftës së Dytë Botërore, i cili i lejoi SHBA-së të përshpejtonte 50 miliardë dollarë ndihmë për aleatët që luftonin Gjermaninë naziste.

Duke folur në Zyrën Ovale të hënën, Biden tha: “Kostoja e luftës nuk është e lirë. Por t’i nënshtrohesh agresionit është edhe më e kushtueshme.”

Të premten, administrata Biden njoftoi një paketë ushtarake prej 150 milionë dollarësh për Ukrainën, duke e çuar angazhimin total të SHBA në 3.8 miliardë dollarë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin