image Biden në takim me Abazoviqin: Është bukur ta shoh një kryeministër të ri

Botë

Biden në takim me Abazoviqin: Është bukur ta shoh një kryeministër të ri

news image

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në pritjen që Biden organizoi për liderët që po marrin pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork.

Në bisedën e shkurtër, Biden ka thënë se është një gjë e mirë që sheh një kryeministër të ri, sipas zyrës së kryeministrit Abazoviq.

“Në një bisedë të shkurtër me presidentin amerikan, Joseph Biden, dhe zonjën e parë, Jill Biden, Abazoviq tha se presidenti amerikan është një mik i madh i Malit të Zi, të cilit Biden iu përgjigj pozitivisht: “Po, jam! Është bukur të shohësh një kryeministër të ri”, thuhet në njoftim.

Abazoviq i tha Bidenit se Mali i Zi do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, për të cilat ShBA-ja duhet të ndihmojë, raporton Vijesti, përcjell Sinjali.

“Kryeministri Abazoviq theksoi gjithashtu se shteti i Malit të Zi do të ruajë kursin e tij të politikës së jashtme euroatlantike”.

/GazetaSinjali/