Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dha të dielën një intervistë ku pranoheshin vetëm “pytjet e lehta”, e që pranë kishte edhe bashkëshorten e tij.
Shumë qytetarë të SHBA-ve gjetën shqetësim për gjendjen e Bidenit edhe në intervistën e së dielës të dhënë për gazetarin Ryan Seacrestnë programin e ABC në mbrëmjen e Vitit të Ri.
Krejt ky shqetësim i qytetarëve erdhi pasi Biden kur u pyet se ‘cili ishte ushqimi i tij i preferuar’ e harroi përgjigjen, derisa ndërhyri gruaja e tij dhe e plotësoi.
“Kam ngrënë gjithçka që më është vënë përpara,” filloi Biden, “por kam ngrënë makarona, të cilat i dua. Kam ngrënë shumë mish pule, parmixhano pule, praktikisht, kam ngrënë të gjitha ushqimet italiane”, tha ai.
“Edhe akullore”, tha gruaja e tij.
“Dhe akullore. Akullore me çokollatë”, shtoi Biden, përgjigje kjo e cila mori me qindra komente në rrjete sociale pasi në SHBA thuhet se presidenti nuk pranon pyetje të rënda, teksa kujtojnë faktin se Biden i cili po bën fushatë për një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nuk ka dhënë asnjë intervistë për gazetarët e gazetave gjatë presidencës së tij pothuajse trevjeçare, pasi sondazhet tregojnë shqetësim të gjerë publik për mprehtësinë mendore të Biden-it.