image Biden në avantazh në Michigan, Trump me akuza për vjedhje votash

Botë

Biden në avantazh në Michigan, Trump me akuza për vjedhje votash

news image

Amerika ende nuk e di se cili do të jetë presidenti i saj. Gara mes Presidentit Trump dhe rivalit Biden vazhdon të jetë e ngushtë.

Trump në një moment u shpreh haptazi i sigurt për fitoren vetëm që më pas të deklaronte me shqetësim parregullësi të cilat siç tha do t`i çojë në Gjykatën e lartë. Nuk do të lejojmë që të na i vjedhin zgjedhjet, ishte deklarata e tij.

Akuzat i vazhdoi me mesazhe të njëpasnjëshme në Twitter: “ Mbrëmjen e djeshme isha ne krye ne disa shtete, shpesh edhe në mënyrë shumë solide, e thuajse në të gjitha zonat që kontrollonin demokratet. Pastaj, njëra pas tjetrës, nisën të zhduken si me magji teksa numëroheshin vota surprizë. Shumë e çuditshme; ata që bëjnë sondazhe e kanë kuptuar krejtësisht dhe historikisht gabim”, ka shkruar presidenti.

Ndërkohë kandidati demokrat, Joe Biden ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fitores zgjedhore në Shtetet e Bashkuara. CNN raporton se Biden ka fituar shtetin e Wiskonsit, një nga shtetet kyçe që ishin fituar në zgjedhjet e fundit nga presidenti, Donald Trump.

Biden ka fituar me më shumë se 20 mijë vota diferencë. Shteti verior vlen 10 vota elektorale.

/Gazeta Sinjali/