image Biden: Në 100 ditë mund ta ndryshojmë kursin e infeksionit dhe jetën në Amerikë për të mirë

Botë

Biden: Në 100 ditë mund ta ndryshojmë kursin e infeksionit dhe jetën në Amerikë për të mirë

news image

Presidenti i zgjedhur amerikan, demokrati Joe Biden ka vendosur një qëllim që të sigurojë 100 milionë vaksina antiCOVID-19, në 100 ditët e tij të para në detyrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Biden u shpreh se ditët e tij të para prej kur do ta marrë presidencën nuk do ta ndalin përhapjen e koronavirusit, por mund ta ndryshojnë kursin e infeksionit dhe jetën e amerikanëve.

“100 ditët e mia të para në zyrë nuk do t’i japin fund COVID-19. Nuk mund ta premtoj këtë. Ne nuk u futëm në këtë rrëmujë shpejt dhe nuk do të dalim nga kjo shpejt. Por, në 100 ditë mund ta ndryshojmë kursin e infeksionit dhe jetën në Amerikë për të mirë”, tha ai.

“Cilado qofshin politikat, ose bindjet tua, mbajeni maskën 100 ditë”, ka thënë Biden derisa e ka prezantuar ekipin e tij të mjekëve për kohën kur do ta marrë pozitën e Presidentit të SHBA-ve më 20 janar.

Ndryshe, sot një raport hapi rrugën që vaksina e Pfizer dhe BioNTech të aprovohet dhe të nisë vaksinimi masiv për amerikanët.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump mori pjesë në një samit të programit të tij të vaksinimit për COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë ku e përshëndeti miratimin e shumëpritur të vaksinave.

SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 15 milionë raste dhe 285,000 vdekje nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë deri më tani, të dyja shifrat më të larta globale sipas Universitetit “Johns Hopkins”. /Gazeta Sinjali/